
Ilustrim - Arkiv
Kaçaniku kursen energjinë elektrike, fik dritat pas orës 01:00
15.7.2020 - 19:57
Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se me qëllim të reduktimit të shpenzimeve të energjisë elektrike për ndriçim publik në territorin e Kaçanikut, është duke implementuar masat e ndryshimit të orarit për ndriçim publik të rrugëve dhe hapësirave publike.
Sipas njoftimit, ndriçimi publik do të zgjatë deri në ora 01:00 pas mesnate.
“Ky ndryshim vie pas analizave të bëra rreth reduktimit të shpenzimeve mujore të energjisë elektrike dhe planifikimeve të vazhdueshme për zgjerim të rrjeteve tjera”, thuhet në njoftimin e postuar në rrjetin social “Facebook”.
Në këtë reduktim nuk përfshihen rrugët “Ismajl Raka”, “Qamil Ilazi’, “Vëllezerit Çaka”, “Agim Bajrami”( hyrja e qytetit) dhe “Skenderbeu”.