Ka vdekur në Ulqin doktor Simë Dobreci

Ka vdekur në moshën 86 vjeçare ka vdekur Dr. Simë Dobreci, një intelektual dhe humanist i njohur nga Mali i Zi.

Simë Gjon Dobreci ka lindur më 1934 në Braticë të Ulqinit në të Mal të Zi.

“Dr. Simë Gjon Dobreci, na la sot me zemra të pikëlluara. Ne, qytetaret e Ulqinit humbëm një nga figurat më të njohura, më të respektuara e më të ngritura jo vetem të qytetit por kudo ku dr. Sima ka jetuar dhe vepruar ndër vite”,  ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook, poetja ulqinake, Flutur Mustafa.

Dobreci ishte shkolluar në Ulqin Tivar e Beograd, ku përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë. Ndërsa specializimin për dermatologji e përfundoi në Zagreb në Kroaci.

Një kohë punoi si mjek në Ulqin, për t`u zhvendosur pastaj në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku punoi deri sa u largua me dhunë nga pushteti serb.

Dobreci ishte profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinës deri në pensionim. Ai është autor i tekstit universitar, “Dermatologjia”.

Botoi dhjetëra punime shkencore në revista profesionale për dermatologjinë, dhe prezantoi të arriturat e tija shkencore në shumë Kongrese Ndërkombëtare të Dermatologëve.

Prej 1994-1999 ishte kryeredaktor i “Praxis Medica”, revistës profesionale-shkencore të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës.

Ndërsa viteve të fundit jetoni në Ulqin, ku kryente edhe punën e redaktorit në revistën kulturore “Buzuku”.