Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Junik, arrestohet pasi sulmon fizikisht gruan e tij

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Junikut.

Një grua ka mbetur e lënduar pasi është sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Policia e Kosovën bën të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, njofton PK-ja.