Jeta në Kosovë: Misteri i arkivave të "Rilindjes"

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u shfaq dokumentari për Misterin e Arkivave të Rilindjes.

‘Rilindja’, që ka qenë shtëpia e parë botuese në Kosovë, po rrezikon që të mbetet pa arkivin e saj, i cili është në zhdukje.

Dokumentari është realizuar nga Ervina Halili, e cila ka arkivuar historinë gojore të shkrimtarëve që kanë botuar në rilindje.

Në emisionin gjithashtu u diskutua për arkivin e “Rilindjes” dhe krejt çfarë ka ndodhur tash e 20 vjet prej që është mbyllur Rilindja.

Në debat flasin: Granit Kuqi nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, Ruzhdi Panxha nga  Arkivi i Kosovës, Ervina Halili, autore e filmit dokumentar dhe Nazmi Rrahmani, shkrimtar dhe ish-redaktor në “Rilindje”.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet çdo të enjte në orën 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com. Repriza transmetohet të premten në mesditë.

Në linkun e mëposhtëm gjeni emisionin e plotë: