Arkiv Revole e konfiskuar nga Policia e rajonit të Prishtinës - Foto: PK

Istog - Shëtitej me revole, arrestohet

Një burrë nga Istogu është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole dhe gjashtë fishekë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.