Istog, burri rrah gruan dhe e dëbon nga shtëpia
12.7.2020 - 14:51
Një burrë në Istog është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia nën dyshimet për dhunë në familje.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbrëmë rreth orës 20:10, pasi që i njëjti dyshohet se ka rrahur gruan e tij dhe më pas e ka larguar atë nga shtëpia.
I dyshuari, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.