Ish presidenti Donald Trump gjobitet për padi 'joserioze' ndaj Hillary Klinton

Ish-presidenti amerikan kishte kërkuar 70 milionë dollarë (64.6 milionë euro) si dëmshpërblim nga Hillary Clinton dhe të tjerë lidhur me pretendimet se fushata e tij e vitit 2016 ishte bërë në bashkëpunim me Rusinë. Ndërsa, vendimi i gjykatësit ishte se padia “nuk duhej të ishte ngritur fare”.

Një gjykatës federal urdhëroi ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe avokatët e tij të paguajnë gati 1 milion dollarë (920 mijë euro) të enjten për shkak të padisë ndaj ish-Sekretares së Shtetit Hillary Clinton mbi pretendimet se ajo u përpoq t’i manipulonte zgjedhjet presidenciale të vitit Gjykatësi i qarkut amerikan Donald M. Middlebrooks e akuzoi ish presidentin Trump për një “model abuzimi me gjykatat”. Duke ngritur padi “joserioze”, Trump “minon sundimin e ligjit” në një mënyrë që “përbëhet nga pengimi i drejtësisë”.

Middlebrooks tha se republikani, i cili po kërkon të kthehet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, kishte ngritur padinë “me qëllim që të avanconte në mënyrë të pandershme një narrativë politike”.

Vendimi i marrë është një siklet shtesë për kandidatin republikan i cili e ka bërë publik njoftiminm e tij për një kandidim të tretë për Shtëpinë e Bardhë në maujin nëntor.

Çfarë vendosi gjyqtari?

Middlebrooks vitin e kaluar e ka hedhur poshtë padinë prej 70 milionë dollarësh, e cila pretendonte se Hillary Clinton, e cila humbi zgjedhjet presidenciale të 2016 në SHBA nga Trump, dhe të tjerët kishin krijuar një narrativë të rreme se fushata e tij kishte bashkëpunuar me Rusinë.

Padia “nuk duhet të ishte ngritur asnjëherë”, tha Middlebrooks në urdhrin e gjykatës prej 45 faqesh.

Gjykatësi përmendi veprimin e fundit ligjor të Trump kundër bordit të çmimit Pulitzer, Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, kompanive të mëdha të teknologjisë dhe CNN në përshkrimin e Trump si “një palë ndërgjyqëse pjellore dhe të sofistikuar” që i përdor gjykatat “për të kërkuar hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë”.

Vendimi i lartcekur e ka urdhëruar Trumpin dhe avokaten e tij, Alina Habba, të paguajnë rreth 1 milion dollarë për të pandehurit në këtë rast.

Një zëdhënës i ish presidentit Trump dhe Habba nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Padia e fajësonte Hillary Klintonin, FBI-në për skandalin me Rusinë.

Padia fillestare pretendonte se Hillary Clinton, ish-zyrtarë të lartë të FBI-së, Partia Demokratike dhe të tjerë kishin komplotuar për ta fundosur fushatën e tij fituese presidenciale duke pretenduar se kishte lidhje me Rusinë.

Padia i kishte emëruar gjithashtu si të pandehur disa nga këshilltarët kryesorë të Klintonit dhe ish-drejtorin e FBI-së, James Comey.

Disa analistë besojnë se Comey mund t’i ketë kushtuar Clinton-it zgjedhjet e 2016-ës pasi, vetëm dy javë para votimit, ai urdhëroi rihapjen e një hetimi për përdorimin e saj të një serveri privat të postës elektronike për të trajtuar informacione të klasifikuara gjatë mandatit të saj si Sekretare e Shtetit në SHBA.

E gjithë vëmendja drejt garës zgjedhore 2024

Në muajin nëntor, Trump nisi garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke krijuar një revansh të mundshëm kundër Biden.

Por disa analistë mendojnë se shanset e tij duken të zymta pasi shumë brenda partisë republikane janë gati të vazhdojnë përpara.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, mendohet gjerësisht se do të dalë si një kundërkandidat i Trump për nominimin republikan./DW

Përgatiti: Nuhi Shala