Ish-komandanti i FSK-së merr ftesë nga Specialja

Ish- komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës,  Kadri Kastrati ka njoftuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për ftesën e marrë. Ai do të intervistohet në javën e parë të muajit nëntor.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kadri Kastratit.

Të nderuar bashkëluftëtar, miq dhe familjar,

Për hir të informimit të drejtë ju njoftoj se , kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .

Ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit Nëntor/2019.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë .

Edhe në ketë rast do të dalim faqebardhë !

Zoti e bekoftë Kosovën!