Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ish-drejtori i Shëndetësisë zgjidhet drejtor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë

Ish-drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, është zgjedhur të jetë në krye të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Gashi është liruar nga pozita e drejtorit në komunë në fillim të muajit gusht, kurse për KALLXO.com e ka konfirmuar këtë para disa ditëve.

Gashi për pozitën e drejtorit në QKMF ka pasur edhe dy kundërkandidate, njëra prej të cilave nuk ka qenë e pranishme në fazën e fundit, atë të intervistës me gojë.

Sipas të dhënave të konkursit, Bujar Gashi ka dalë i pari për këtë pozitë me 84.3 pikë.

Bujar Gashi me profesion është Specialist i mjekësisë familjare ndërsa në pozitën e drejtorit të Shëndetësisë në Prishtinë është zgjedhur në vitin 2018.

Ish drejtori i Shpend Ahmetit synon pozitën e drejtorit të QKMF-së në Prishtinë