FOTO: ANP "Adem Jashari"

Instituti i Shëndetësisë Publike jep shifrat sa persona hynë në Kosovë për 45 ditë

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) në Kosovë kanë hyrë mbi 10 mijë qytetarë përmes rrugëve ajrore dhe atyre tokësore.

Sipas Institutit, nga data 01.02.2020 deri me 16.03.2020 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 10.653 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 479 udhëtarë, Merdare 4.264, Vërmicë 2.989, Jarinje 742, Dheu i Bardhë 552, Hani i Elezit 734, Kullë 534, Qafë Morinë 41, Bërnjak 178, Qafë Prush 15, Muçibabë 124 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë.

Në komunikatë thuhet që, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) po përcjell situatën pandemike me COVID-19, po monitoron të gjitha rastet e kontakteve si dhe atyre të cilëve u është rekomanduar për vetëizolim shtëpiak.

Edhe dy raste të reja me coronavirus janë konfirmuar në Kosovë , duke e shtuar numrin e të prekurve në 15.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga data 08.02.2020 deri me 16.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 263 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej pesëmbëdhjetë prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Edhe dy të prekur me coronavirus, numri shkon në 15