Ilustrim

Inspektorët vendosin shiritat, punëtorët heqin ato dhe i dërgojnë kamionët në një vendpunishte tjetër

Një rast për heqje apo dëmtim të vulave zyrtare apo shenjave është regjistruar ditë më parë në fshatin Zmiq të Komunës së Mitrovicës.

Deri sa disa inspektorë për miniera dhe minerale ishin duke kryer një kontrollë në këtë fshat, kishin hasur në aktivitete të kundërligjshme nga një kompani gur-thyes.

Komisioni i pavarur për miniera dhe minerale i kishte ndërprerë aktivitetin kompanisë punën përkohësisht duke shpallur mjetet e punës si kamionët  dhe ekskavatorët me te cilët kryheshin punimet të sekuestruara me  shirita ndalimi  në atë vend.

Persona të dyshuar nga kompania kishin hequr po atë ditë shiritat ndalues dhe kishin marrë kamionët duke i dërguar në një vend punishte tjetër.

Lidhur me rastin i dyshuari dhe dëshmitari meshkuj kosovarë janë intervistuar.

Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.