Inspekcioni aksion te 'Tregu i gjelbër', largohen shitësit nga rrugët

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka zhvilluar një aksion për të larguar të gjithë shitësit nga rrugët në afërsi të tregut të gjelbër.

Sipas njoftimit të Komunës, kanë organizuar pastrimin e këtyre rrugëve nga mbeturinat e shumta të cilat  grumbulluara aty ndër vite.

“Tregut të Prishtinës po i kthehet dinjitetit..Aksioni i sotëm dha një shembull model të bashkëpunimit të qytetarëve me komunën, ku tregtarët do të kenë çasje më të lehtë dhe të përshtatshme në treg, ndërsa Komuna do ketë mbarëvajtje e kontroll më të lehtë në tregun e kryeqytetit”, thuhet mes tjerash në postim.

Më 28 prill 2022, Kuvendi Komunal i Prishtinës i ka dhënë autorizim kryetarit të Komunës, Përparim Ramës për inicimin e procedurave që ndërrmarja shoqërore “Tregjet” e cila menaxhohet nga AKP, të kthehet në ndërmarrje publike lokale.