Ilustrim, Foto: Pixabay

Insektet e hanë të gjallë një person në burgun Atlantës

Një burrë ka vdekur në qelinë e burgut të Atlantës, avokati i familjes ka dyshuar se i burgosuri është ngrënë nga insektet, raporton BBC.

Lashaën Thompson u burgos për kundërvajtje dhe u vendos në pjesën psikiatrike të burgut të Qarkut Fulton pasi zyrtarët e vlerësuan se është i sëmurë mendor.

Avokati i familjes Michael D Harper publikoi foto që tregojnë trupin e zotit Thompson të mbushur me insekte.

Ai po bën thirrje për një hetim penal dhe u tha gazetarëve se është duke përgatitur një padi.

Fotot e publikuara nga avokati paraqesin një pamje morbide të zotit Thompson, fytyra dhe busti i të cilit mund të shihen të mbuluara me insekte.