Ilustrim

Ia ofroi 10 euro ryshfet policit në kufi, arrestohet shtetasi i Turqisë në Vërmicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person, shtetas i Turqisë, është arrestuar të premten, më 21.06.2024 pasi i njëjti dyshohet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor.

Rasti ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet në raport.