Foto: Ilustrim

I shkrep arma aksidentalisht, e plagos dorën e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 5 dhjetor në Ferizaj, një person është lënduar aksidentalisht me armën e tij.

Policia njoftoi se i dyshuari gjersa ishte duke manipuluar me armën e tij, arma i kishte shkrepur aksidentalisht duke i lënduar dorën.

“Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e policisë.