Hovenier viziton kampin 'Notting Hill' në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë (ShBA), Jeffrey Hovenier ka takuar personelin amerikan të dislokuar në Komandën Rajonale në Lindje të Misionit të KFOR-it, në Camp “Notting Hill” në veri të Kosovës.

Ai shoqërohej nga Komandanti Rajonal i KFOR-it-Lindje, Jason Baker, i cili e informoi atë për kontributin e ShBA-së në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën.

Në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme./Telegrafi