Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti | Foto: MF

Hoti uron homologun kroat Plenkoviq për triumfin në zgjedhje

Kroacia dje ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme ku partia e Kryeministrit Andrej Plenkoviq ka fituar 66 ulëse në Parlament.
Kyreministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes rrjetit Twitter i ka shprehur urimet homologut të tij kroat Penkoviq me vazhdim të bashkëpunimit në të ardhmen.

“Urime Andrej Plenkoviq dhe HDZ për triumfin në zgjedhje. Marrëdhëniet mes Koracisë dhe Kosovës kanë qenë gjithmonë të frytshme. Mezi pres të vazhdojë bashkëpunimin me ju,” është shprehur Hoti.

Në këto zgjedhje, deputetja që do përfaqësojë komunitetin shqiptar Ermina Lekaj-Prlaskaj ka fituar 1,721 vota.

Zgjedhjet në Kroaci, shqiptarët do të përfaqësohen nga deputetja nga Prizreni