Avdullah Hoti - LDK

Hoti thotë se zyrtarët e VV-së po nguten me deklarime publike

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se zyrtarët nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët po komentojnë mospajtimet e fundit ndemjet dy partive, po tregon jo korrekt.

Sipas tij, ata po ngutën kur po deklarohen publikisht ndaj takimeve, Kurti-Mustafa.

“Veçanërisht ditëve të fundit, zyrtarë të caktuar të Vetëvendosjes nuk kanë qenë korrektë, duke u ngutur të deklarojnë gjëra që nuk duhet të deklarohen, sepse atë që po mundohemi ta promovojmë gjatë këtyre bisedave  dhe të ndërtojmë një partneritet për katër vitet e ardhshme, është mbi bazën e normalisht të një marrëveshje të nënshkruar nga kryetarët e partive”, është shprehur Hoti për RTK.

Ai ka thënë se LDK insiston që pjesë marrëveshjes të jenë të gjitha institucionet që burojnë nga Kuvendi, përfshirë edhe Presidenti i vendit.

“Negociatat nuk kanë përfunduar, është një situatë normale… Do të vazhdojmë edhe më tutje të takohemi, deri në një marrëveshje”, ka thënë Hoti.

Ai ka theksuar se në rast se dështon marrëveshja atëherë përgjegjësia nuk është e LDK-së, por sipas tij marrëveshja nuk do të dështojë.