Hoti përuron sistemin e ujitjes Radoniqi – Dukagjini

Në përurimin e sistemit të ujitjes Radoniqi- Dukagjin ka marrë pjesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot në Gjakovë.

Hoti ka bërë të ditur se në këtë sistem, i cili ë shtë mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, mbulohet një sipërfaqe prej 5 mijë hektarësh.

“Nuk ka investim më produktiv, sesa investimi në fushën e bujqësisë, sepse sistemi i ujitjes së tokave bujqësore e rrit produktivitetin e prodhimit bujqësor së paku tri herë krahasuar me produktivitetin në toka që nuk kanë ujitje dhe tash me këto zhvillimet ndërkombëtare, me pandeminë, kur sistemi i furnizimit me produkte bujqësore është i penguar dhe i vështirësuar, për shkak të komplet riorientimit të tregtisë globale, është e rëndësishme që ne të kemi prodhime vendore për të plotësuar së paku nevojat vendore dhe të koncentrohemi në ato produkte që vërtet kemi përparësi”, ka thënë ai.

Tutje thuhet se Kryeministri Hoti ka përgëzuar, po ashtu, edhe kryetarin e Komunës së Gjakovës, kryetarin e Komunës së Rahovecit, komunitetin e fshatit, priftin e fshatit dhe të gjithë kompaninë “Radoniqi” që, siç tha ai, kanë punuar me zell, kur i kanë bërë para 4 vjetësh parametrat kryesor të këtij projekti.

Në anën tjetër Massimilano Paolucci, menaxher i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedonin e Veriut, përmes një video mesazhi ka thënë se ka nevojë për ujitje pa reshje.

“Bujqësia në Kosovë ka nevojë pëe ujitje pa reshje, pemët dhe perimet kanë nevojë për ujitje Përpirësimi i ujitjes së sistemit të Radoniqit do të rris prodhimin e bujqësorëve, Bujqësia mbetet një sektor kritik me potencial në Kosovë”, ka thënë Paolucci.