Hoti: Nëse ka persona që shfrytëzojnë pozitën për testim është shkelje

Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti është deklaruar lidhur me prioritetin që kanë zyrtarët politik për t’u testuar për COVID-19.

Hoti tha se nëse ka persona që shfrytëzojnë pozitat e tyre për të bërë testime, është shkelje.

“Nëse ka persona me influenca politike që shfrytëzon pozitat e tyre për të bëre testime, atëherë kjo është shkelje. Ftoj IKSHPK që të i përbehet plotësisht protokollit se kur bëhen teste”, u përgjigj Hoti në pyetjen e gazetarit të KALLXO.com./

Kryeministri flet pas takimit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19

Kryeministri flet pas takimit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 8 juillet 2020

.