Hoti: Jemi tepër të kënaqur me draft buxhetin e vitit 2021

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se është tepër i kënaqur me këtë draft buxhet që e kthen ekonominë pak më mirë se viti 2019 i cili sipas tij ishte vit i zakonshëm i zhvillimeve ekonomike dhe fiskale.

“Është dakordu ky buxhet me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe kjo është shumë e rëndësishme për qëndrueshmërinë e buxhetit. Shpenzimet janë dukshëm më të larta sesa kanë qenë në vitin 2019. Nuk preket sektori publik, mirëmbahen të gjitha shpenzimet. Rriten shpenzimet kapitale krahasu me vitin 2019”, tha Hoti.

Me këto balance sipas Hotit mund t’iu dalin ballë obligimeve buxhetore që kanë dhe shpenzimeve nëpër sektorë të ndryshëm.

E Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, tha se pandemia do ta tkurrë ekonominë e venndit 6.7 për qind.

“ Vendi ynë po kalon në periudhë të vështirë. Ne kemi bo përpjekje maksimale që gjatë kësaj periudhe 5 mujore tu dalim në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve brenda kapiciteteve tona finaciare”, tha Bajrami.

Bajrami tha se do të jemi ndër vendet e para, që sapo të dal vaksina anti-covid, do të pajisemi me to.

Qeveria miraton projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2021