Mbledhja e Qeverisë. Foto: MKRS

Qeveria miraton projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2021

Kabineti qeveritar ka miratuar projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2021.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se kanë arritur të adresojnë kërkesat e te gjitha organizatave buxhetore për shkak të pandemisë.

“Ekonomia për vitin 2021 pritet të rritet me 5.1%. Gjatë 2021 pritet një dinamikë më e shpejtë e investimeve publike. Gjatë vitit duhet të rifanciojme 162 milionë për borxhin aktual. Shpenzimet buxhetore janë planifikuar të jenë rreth 2 milardë e 400 mijë euro. Shpenzinet për paga pritet te jenë 625 milionë euro”, tha Bajrami.

Bajrami shtoi se investimet kapitale për vitin 2021, planfikohen të jenë 613.5 milionë euro. Ndërsa borxhi publik në 3 vitet e ardhshme sipas saj do të rritet në formë të konsiderueshme.

Arban Abrashi, Ministrër i Infrastrukturës, tha se një projekt të cilin e kanë kontraktuar më herët dhe per të cilin ju duhen fonde shtesë edhe për të finalizuar vetë projektimin është ndërtimi i Autostrades se Dukagjinit: Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë.

Ministri i Punës Skënder Reçica tha se po e kalojnë këtë buxhet me mungesa të mëdha në skemën pensionale.

“Unë uroj që nismat ligjore që i kemi nis si ministri të gjejnë mbështetjen në buxhet. Tek investimet kapitale do të ndërtohen 100 mijë euro për famijet në nevojë dhe 100 mijë euro tjera për ndërtimin e shtëpive për pakica” tha Reçica.

Edhe Ministri i Mbrojtjes Anton Quni tha se kaë 5 mijë e 400 kandidatë për 400 rekrutë te rinjë.

“Nëse e marrim hyrjen e tyre në sistemin e pagave, aty hyjne 2.1 milione euro. Shpresoj që të adresohet kjo çeshtje në buxhet dhe të marrim mbështetjen”, tha Quni.

Ministrja Bajraami tha se “nëse s’mundet Ministri me gjetë nga buxheti i Ministrisë, ateherë duhet ta bëjmë me rishikim të buxhetit”.