Hoti: Jemi të fokusuar në luftën kundër COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se prioritetet e Qeverisë janë lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se  në këtë javë pritet votimi i ligjit për rimëkembje ekonomike për të hapur rrugë për zbatim të të gjithë pakos për rimëkëmbje ekomomike.

Ndërsa, sipas tij së shpejti do të licencohen edhe spitalet-laboratoret private për të kryer testime. Tutje, Hoti ka njoftuar se sot do të mbahet mbledhja e Komitetit ku diskutohen detyrat e secilit institucion në kuadër të Planit të Reagimit Kombëtar, që ka për qëllim bashkërendimin e punës të të gjitha institucioneve të përfshira në menaxhimin e pandemisë.

Sipas tij, ministri i Shëndetesisë, Armend Zemaj  dhe Drejtori i SHSKUK-së  janë duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet për krijimin e shtreterve shtesë për rastet që mund të paraqiten.

“Po punojmë edhe me donatorë dhe vende mike për të krijuar këto kapacitete sa me parë, përfshirë edhe kapacitetet testuese shtesë” ka thënë Hoti.