Hoti: “Bartësit e institucioneve të tregojnë maturi në këtë situatë të krijuar”

Kryeministri Avdullah Hoti komentoi aktakuzën nga Haga ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Ai në një konferencë për media sot kërkoi maturi në situatën e krijuar.

Pas kthimit nga Brukseli kryeministri Hoti tha se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë dhe se është në interes të Kosovës që ky proces të përfundojë shumë shpejt./21Media