Homazhe për artistin Rasim Thaçi- Cima 

Për të nderuar kontributin e aktorit Rasim Thaçi- Cima, i cili vdiç dje, janë duke u bërë homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës. 

Homazhet kanë nisur në ora 09:00. 

Për të nderuar komikun e njohur kosovar, homazhe kanë bërë edhe krerët më të lartë të shtetit. 

Familja Thaçi ka njoftuar se varrimi i aktorit Rasim Thaçi -Cima, do të bëhet sot në fshatin e lindjes, në Vukovc, në orën 13:00. 

Rasim Thaçi- Cima ka vdekur dje në moshën 71 vjeçare.