Homazhe në përkujtim të sulmit të parë të forcave serbe ndaj familjes Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë homazhe në Prekaz në rastin e përvjetorit të sulmit të parë nga forcat serbe në familjen Jashari.

Jashari ka bërë të ditur në rrjetin social ‘Facebook’, se bashkë me një delegacion kanë bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të rënëve tjerë, në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Në të njëjtën ditë, ai ka thënë se kanë nderuar edhe Ditën e Veteranëve.

“Së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, nënkryetarin e komunës së Drenasit Nazmi Hasi me bashkëpunëtorë, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, deputetin Bekim Haxhiu, motoklubin e veteranëve të UÇK-së, staf komunal, asamblistë dhe qytetarë, kemi bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të rënëve tjerë, në Kompleksin Memorial në Prekaz”, ka shkruar ai, të hënën.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

28 vjet nga sulmi i parë i forcave serbe ndaj Familjes Jashari

Shënohet dita e veteranit të luftës së UÇK-së

.