Shkup, Maqedoni e Veriut

Hiqet testi për COVID-19 për kalim në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka njoftuar se është larguar  testimi PCR për të kaluar në Maqedoninë e  Veriut.

“Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miratuar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR” ka shkruar Zemaj.

Zemaj ka thënë se këtë ia ka konfirmuar ministri  i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike.

Ai ka thënë se testi PCR mund të kthehet vetëm nëse vërehet rritje e rasteve të infeksionit.

Në shtator Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi PCR test të detyrueshëm për qytetarët e Kosovës të cilët do të hyjnë në Maqedoninë e Veriut.