Komuna e Podujevës u mundëson mërgimtarëve testimin për COVID-19

Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se do të ofrojë testimin me metodën PCR për COVID-19 për mërgimtarët të cilët do të udhëtojnë drejt shteteve perëndimore, pas qëndrimit në Kosovë.

“Të dashur mërgimtarë të komunës së Podujevës, ju të cilët keni për të udhëtuar drejt shteteve perëndimore dhe ju duhet testi PCR, tashmë mund ta bëni edhe në komunën tonë”, thuhet në njoftim.

Komuna ka treguar edhe se ku mund të drejtohen bashkatdhetarët për testimin për COVID-10.

“Ju duhet të shkoni në QKMF-Podujevë dhe të jepni mostrat nga ora 08-00 deri në ora 10-00, çdo ditë përveç të dielës. Pastaj, rezultatin duhet ta merrni të nesërmen në IKPSHK, në Prishtinë. Ju falënderojmë për ardhjen dhe kontributin tuaj! Ju dëshirojmë rrugë të mbarë!”, vijon njoftimi.

Mijëra mërgimtarë kanë ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme që janë mbajtur më 14 shkurt.