Haxhi Shala aderon në AAK

Haxhi Shala ia kthen Haradinajt vizitën ditën, aderon në AAK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala ka zyrtarizuar kalimin e tij në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Para 1 muaji, Shala pranoi publikisht se do ta votojë qeverinë në krye me Avdullah Hotin, pasi që këtë ia kishin kërkuar në shtëpinë e tij, në orën 1 pas mesnate, Presidenti Thaçi dhe ish kryeministri Haradinaj.

Hoti deri më tani ka qenë pjesë e Nismës Social Demokrate, partisë së Fatmir Limajt.

“Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

‘Vota e artë’, Haxhi Shala thotë se Thaçi dhe Haradinaj i shkuan së bashku në shtëpi pas mesnatës