Haradinaj viziton të prekurit nga tërmeti të strehuar në kampin gjerman në Prizren

Rreth 180 persona nga Shqipëria janë strehuar në kampin gjerman në Prizren.

Ky kamp ka hapur dyert për të prekurit nga tërmeti i së martës në Shqipëri që la dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe shumë të tjerë të pastrehë.

Sot, Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Ata u pritën nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Haskuka i ka informuar se kampi i ofron strehim adekuat personave që janë strehuar atje dhe se ka ende vende të lira.

“Kemi 180 persona të vendosur në jamp. Nga Drejtoria e Shëndetësise iu është ofruar asistenca mjekësore për ata që kanë pasur nevojë”, tha Haskuka.

Haradinaj ka ritheksuar se qendra është hapur vetëm për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Haskuka vazhdoi duke treguar se sipas regjistrit që ëahtë bërë dikur rreth 150 persona janë vendosur nëpër shtëpi  të qytetarëve prizrenas që kane ofruar shtëpitë për banim.

Më herët kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka kishte deklaruar se nga personat e arritur në kampin që po përdoret për strehim kishte persona që nuk vinin nga zonat e prekura nga tërmeti.

“Me sa kam biseduar me Policinë ka persona që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti, janë duke u verifikuar, kanë menduar që po vijnë në Hotele “ kishte  thënë Haskuka.

“Janë një grup i njerëzve që kanë ardhë mbrëmë dhe një grup tjetër kanë ardhur sot. 51 persona kanë ardhë mbrëmë 31 persona kanë ardhë sot. Mund të ketë keqpërodrim, duhet parë se a vijnë persona që janë nga zonat e prekura. Folëm me Policinë, ka persona që nuk janë nga zonat e prekura nga tërmetet”, ishte deklaruar Mytaher Haskuka.

 

Haskuka: Në Prizren po vijnë edhe njerëz që s’janë prekur nga tërmeti