Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Haradinaj viziton Shkupin

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme e ka vizituar Shkupin.

Haradinaj ka njoftuar se këtë vizitë e ka realizuar me ftesë të Arsim Papranikut, biznesmen i suksesshëm dhe Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut.

“Arsimi me bizneset e tij ka investuar shumë në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, duke ndikuar në krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Po ashtu, Haradinaj ka bërë të ditur se nën shoqërinë e kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, ka vizituar edhe Çarshinë e vjetër në Shkup.