Ramush Haradinaj - AAK

Haradinaj: Mirë që po mbahen zgjedhjet

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se është mirë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare po mbahen në kohën e paraparë sipas Kushtetutës së Kosovës.

Këto deklarime Haradinaj i tha në një bashkëbisedim me qytetar në komunën e Mitrovicës.

“Kosova ka plot tema në tavolinë dhe për to mirë është që të mos humbet kohë dhe e rëndësishme është që po shkon në kohë të rregullt kohore kushtetuese mbajtja e zgjedhjeve”, tha ai.

Ai ka folur edhe për aktin e dorëheqjes nga pozita e të parit të Qeverisë. Sipas Haradinajt, ai me dorëheqjen e tij e mbrojti Kosovën.

“Fakti që unë e kam dhënë dorëheqje, e kam mbrojtur Kosovën në planin ndërkombëtar, sepse ka dalë lajmi, që ‘Kryeministri i Kosovës dha dorëheqje, sepse është ftuar si i dyshuar’. E vërtetë që nuk kam aktakuzë, por jam ftuar si i dyshuar dhe kam dhënë dorëheqje”, deklaroi kryetari i AAK-së.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë debatit në Qendrën Kulturore në Mitrovicë, i pyetur për projektet që Qeveria e Kosovës ka realizuar në Komunën e Mitrovicës.

“Është riaktivizuar më në fund përfundimi i rrugës Prishtinë-Mitrovicë në vlerë prej 53 milionë euro; është një investim privat jashtëzakonisht strategjik, pra parku energjetik, me vlerë 169 milionë euro investim dhe do të ketë ndikim në rrjedhat ekonomike; është hapur segmenti i rrugës Smrekovnicë-Mitrovicë; ka filluar procesi i rehabilitimit të hekurudhës Prishtinë-Mitrovicë; inaugurimi i nënstacionit për energji elektrike; rregullimi i shtretërve të lumenjve, ndërtimi i shkollave, rregullimi i terreneve sportive, dhe shume projekte të tjera”, citohet të ketë thënë Haradinaj në para qytetareve mitrovicasve.