Ramush Haradinaj -kryeminister

Haradinaj pretendion se i kthej dinjitetin prokurorisë, para një vit i quante "Pishpirika"

Data për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës caktuar dhe ajo është 22 gushi. Ndonëse data e zgjedhjeve të parakohshme ende nuk është caktuar, disa prej liderëve të partive kanë nis angazhimet elektorale.

Shefi i PDK-së, Kadri Veseli ditëve të fundit ka nis të zë nëpër gojë luftimin e korrupsionit.

E së fundmi ka ardhur edhe një deklarim nga kryeministri në dorëheqjeje, Ramush Haradinaj.

“Korrupsionin e luftojnë ata që ia kthyen dinjitetin gjyqësisë dhe prokurorisë. Ata që e kthyen besimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Të komprometuarit nuk kanë as vullnet e as guxim”, ka deklaruar Haradinaj në “Facebook”.

Por, në gusht të vitit të kaluar vetë lideri i AAK-së ishte përplasur me një ish- prokuror i cili kishte hetuar listat e veteranëve të UCK-së.

Ai e kishte quajtur pishpirik prokurorin Elez Blakaj.

Madje, Haradinaj e kishte quajtur Blakajn edhe hajn.

“Unë jam kundër qe dikush që nuk është veteran të jetë në lista, por nuk jam që dikush që është hajn e di pse është hajn sepse atij krejt kushtet ia kemi ofruar, krejt lëndët ia kam dhanë, e nëse ky është kërcënim, mohim i drejtësisë, kjo nuk qëndron, është rrene ajo çka ka thanë”, kishte deklaruar Haradinaj në një konferencë për media më 22 gusht të vitit të kaluar.

Akuza ndaj prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj kishte pasur edhe bashkëpartiaku i Ramush Haradinajt, Shkumbin Demaliaj.

Madje, ai ishte arrestuar për kanosje, pas disa deklarimeve në televizionin publik.

Haradinaj thumbon Veselin për luftën kundër korrupsionit

www.kallxo.com