Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje

Haradinaj për Rexhep Selimin: Ka k'nu para Prokurorisë

Ramush Haradinaj ka folur rreth mundësisë nëse ai mund të akuzohet edhe njëherë nga drejtësia ndërkombëtare, si dhe rreth vendimit të tij për të mos u përgjigjur në pyetjet e prokurorit duke iu përgjigjur edhe kritikëve për këtë vendim të tij.

Haradinaj ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur dhe është intervistuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

“Dëgjova se Rexhep Selimi kish dhanë intervistë, dhe me gjasë duke e mbrojt vetën, pse ka dhënë, m’shajke mua pse s’kam dhanë. Është një qëndrim i gabuar i tij, nuk jam i sigurt shumë (që ka dhënë intervistë), po ashtu po thonë. Ai nuk e demantoi që nuk ka dhanë intervistë, sepse i thanë plotë njerëz. Ajo shprehja e popullit; “që ka knu para Prokurorisë”. Është bukur prezente se Rexha ka knu para Prokurorisë, por nuk ka gjë të keqe se ka edhe koleg të tjerë që kanë fol para Prokurorisë. Por nuk bën me akuzu kërkënd pse kam zgjedhë heshtjen”, tha Haradinaj në T7.

Edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj kishte ngritur edhe një pyetje, duke thënë mos deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje kishte bërë ndonjë “fabrikim” për Ramush Haradinajn.

“Por po më vije keq në çfarë derexhe ke ardhë Rexhep Selimi! Lidhur me këtë fajësi që po e përmend kam një pyetje për ty. A mos ke bo naj fabrikim (iftire) kundër Ramushit në gjykatë speciale se më askush nga ne nuk të beson? Haradinajt shumë të kanë besuar (Ramushi e Dauti), por ti ua ke kthy shumë rrastë”, kishte shkruar Demaliaj në “Facebook”.

Ndryshe, sot gjatë ditës, partia e Ramush Haradinajt dhe ajo e Shpend Ahmetit arrtën ujdi që të hynë në zgjedhjet e parakohshme në një listë të përbashkët.