Haradinaj i thotë Lajçakut se Kosova do marrëveshje me Serbinë me njohje reciproke

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet dhe progresin e dialogut.

Haradinaj ka njoftuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

“Marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancat e partnerëve strategjik. I shpreha z. Lajcak qëndrimin, se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përpjekjet dhe se është koha për marrëveshje finale. Çdo zgjatje e procesit nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, sot është dita e dytë e vizitës së Lajçak në Kosovë.

https://kallxo.com/lajm/lajcak-nis-diten-e-dyte-ne-kosove-me-takim-me-drejtues-te-misioneve-nderkombetare/