Lajçak nis ditën e dytë në Kosovë me takim me drejtues të misioneve ndërkombëtare

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë, është takuar me organizatat ndërkombëtare në Kosovë.

Përmes në shkrimi në ‘Twitter’ Lajçak ka thënë se i ka informuar këto organizata për Dialogun.

“Filloj dita e dytë me një mëngjes me organizatat ndërkombëtare në Kosovë. Unë i informova ata se ku qendrojmë me Dialogun si dhe dëgjova pikëpamjet dhe vlerësimet e tyre”, ka shkruar Lajçak.

Ai gjatë vizitës tre ditore të tij, do të takohet me gjithë liderët e partive politike, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.