Haradinaj e dënon ashpër therjen e të riut serb në Mitrovicë

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër incidentin që ka ndodhur sonte në Mitrovicë, ku një 17-vjeçar serb është therur me thikë gjatë një përleshjeje që ka ndodhur afër Urës së Ibrit.

Haradinaj u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.

“Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit. Veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cënojnë paqen dhe sigurinë në vend!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Sipas Policisë, një 17-vjeçar serb është therur me thikë në një incident që ka ndodhur rreth orës 18:00.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të pjesës jugore të Mitrovicës.

Theret me thikë një serb 17-vjeçar afër Urës së Ibrit

www.kallxo.com