Haradinaj bën homazhe para arkivoleve të heronjve nga Llapi

 

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë arkivoleve të katër heronjve të kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.

Homazhet janë duke u bërë në Hollin e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë.

Pas homazheve, do të mbahet edhe ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heronjve në fjalë.

Po ashtu, kryeparlamentari Veseli shkroi edhe në librin e përkujtimeve, raporton RTK.

Nga ora 10:00 në hollin e Kuvendit po bëhen homazhe për katër heronjtë, me rastin e rivarrimit të tyre.