Presidenti Thaçi bën homazhe para arkivoleve të heronjve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

 

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe pranë arkivoleve të katër heronjve të kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.

Homazhet janë duke u bërë në Hollin e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë.

Pas homazheve, do të mbahet edhe ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heronjve në fjalë.

Kortezhi niset nga Teatri Kombëtar drejt Varrezave të Dëshmorëve në Velani, raporton RTK.

Nga ora 10:00 në hollin e Kuvendit po bëhen homazhe për katër heronjtë, me rastin e rivarrimit të tyre.