Hapet konkursi për anëtarë të Bordit mbikëqyrës të 'Trepçës'

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka hapur konkurs për anëtarët e Bordit mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.

Aktualisht, ndërmarrja ka një Bord të përkohshëm mbikëqyrës i cili u emërua më 27 shtator 2023 e cili nuk ka mandat më shumë se 6 muaj.

ZKM njoftoi se konkursi për anëtarë të Bordit mbikëqyrës të “Trepçës” do të jetë i hapur për gati një muaj.

“Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga data 22 janar 2024 deri më datën 20 shkurt 2024, në mënyrë fizike, dokumentacioni dorëzohet në Sekretariatin Koordinues të Qeverisë, Ndërtesa e Qeverisë, kati i I-rë, në Sallën Nr. 34 në zarf/pliko të mbyllur ku shkruhet emri dhe mbiemri i aplikuesit” – thuhet në konkurs.

Aplikimi siç është njoftuar mund të bëhet edhe përmes postës elektronike.

Të gjitha e detajet e konkursit mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.