Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hana Xhemajli: Nuk besoj që Zemaj ka gënjyer për sigurimin e vaksinës

Hana Xhemajli nga organizata joqeveritare ‘Kosova që Duam’ në emisionin “Kallxo Pernime” ka folur në lidhje me sigurimin e vaksinës nga Kosova.

Ajo ka deklaruar se nuk beson që ministri në detyrë i Shëndetësis, Armend Zemaj, ka gënjyer në lidhje me kontratën për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19.

“Faji nuk është i shtetit për momentin. Zemaj ka kontratë, i ka premtu vaksinat, është caktu doza. Edhe nuk mendoj që mundet Zemaj me genjy për kontratë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, me problemin e sigurimit të vaksinës nuk përballet vetëm Kosova, por edhe shtetet e tjera dhe është një problem global.

“Duke e pa procesin se qysh po shkon për vaksinim, kërkesa është shumë e madhe, kompanitë e vaksinave nuk po e kanë mundësinë me iu ofru gjithë këtyre kërkesave. Edhe shtetet tjera po kanë probleme siç kemi edhe ne. Kur po jepen lajmet se vjen vaksina në shkurt, unë po kam qejf me e besu. Mirëpo nuk është faji i ministrit Zemaj, por është problem global”, ka thënë Hana Xhemajli.