09.03.2022/ Foto: KALLXO.com

Zbulohet gjoba që ju dha marketeve për shtrenjëtimin e vajit

Lebibe Haliti, zëvendës kryeinspektore e Inspektoratit të Tregut në emisionin “Kallxo Përnime” ka folur për inspektimet dhe gjobat e shqiptuar ndaj maketeve për ngritjen e çmimeve të produkteve të vajit ushqimor.

Zëvendës krye inspektorja ka bërë të ditur se vaji dhe produktet të cilat janë inspektuar janë bllokuar dhe nuk mund të shiten.

“Ka dënim, inspektorati në bazë të ligjit për kundërvajtje ka të drejtën për aktvendim të shqiptojë deri në një mijë euro për personat juridik dhe 500 për personat fizik. Për këtë rast është inicu edhe procedurë edhe në gjykatën kompetente”, ka thënë Haliti.

Tutje, zëvendës kryeinspektoria ka sqaruar se gjoba prej një mijë euro ka të bëjë me mos ofrimin e dëshmisë nga ana e menaxherëve të maketeve për posedimin dhe prejardhjen e produkteve esenciale.

“Një mijë euro gjobë nuk do të thotë që është për krejt dëmin, por ëshët dënimi që inspektori e ka shqiptu për mos prezantim të dokumentacionit në ditën e inspektimit. Ndërsa ligji e parasheh inicimin e procedurës kundërvajtës në gjykatën kompetente, ku parashihet dënimi deri në 15 mijë euro”, ka thënë ajo.