Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gruaja nga Prishtina dyshohet se ka vdekur nga helmimi prej ushqimit, rasti po hetohet nga Prokuroria

Një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit nga ushqimi që kishte konsumuar në një  restorant.

E njëjta ka vdekur më 4 tetor 2021 dhe është varrosur më 5 tetor pa iu bërë obduksioni.

Rasti ka ndodhur në komunën e Prishtinës.

Lidhur më këtë rast është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij kanë filluar procedurat hetimore dhe është iniciuar rasti si më lart.