Richard Grenell - Emisar amerikan për dialogun Kosovë - Serbi

Grenell: Pres që me Qeverinë Hoti të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi

I dërguar special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka mirëpritur votimin e Qeverisë së re nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Tutje Grenell ka shtuar se me Qeverinë e Avdullah Hotit presin që të rifillojë dialogu me Serbinë.

“Ne e mirëpresim qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që partneriteti me ta të rifillojë dialogun me Serbinë”, ka thënë Grenell.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot qeverinë e re të vendit të koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Për qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.

Deri tek krijimi i Qeverisë së re erdhi pasi që LDK si ish-partner i koalicionit me LVV, e rrëzoi atë përmes një mocioni të mosbesimit, pasi që Kurti e shkarkoi minstrin e Brendshëm nga LDK, Agim Veliu dhe mos pajtimet për heqjen e tarifës 100 % ndaj Serbisë pa reciprocitet.