Gratë që po trajtohen nga kanceri i gjirit, vizitojnë Kuvendin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se në seancën e Kuvendit të Kosovës, janë të pranishme disa nga gratë që janë duke e trajtuar kancerin e gjirit.

Konjufca shtoi se muaji tetor është edhe muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit.

“Këtu i kemi gratë e guximshme të Kosovës të cilat janë duke u trajtu prej kancerit të gjirit”, – tha Konujuca.

Ai ju ka dëshiruar mirëseardhje në Kuvend dhe ka uruar ta kalojnë këtë luftë të rëndësishme së bashku.

“Ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe jetë të gjatë” – u shpreh Konjufca.

Në seancë të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të duartrokitur.

Ndryshe, muaji tetor, është muaji i ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.