Më 20 dhe 21 tetor në Mynih të Gjermanisë mbahet ‘Java e filmit shqiptar’

Edicioni i sivjetmë i “Javës së filmit shqiptar” në  Mynih të Gjermanisë, do të mbahet më 20 dhe 21 tetor 2018, duke filluar nga ora 17:00, në INKOMM – “Projektzentrum Interkulturelle Arbeit”.

Ky aktivitet përfshin përbrenda vetes një bashkëpunimin ndërkulturorë dhe në kuadër të tij, pos shfaqjes së filmave nga autorë të ndryshëm shqiptar, organizohen edhe; debate, diskutime rreth temave të filmave, takime të përbashkëta me bashkatdhetarë dhe producent, bashkëpunime të ndërsjellta, etj.

Kjo javë është një mundësi mjaft e mirë për afrimin e komunitetit shqiptar përmes artit dhe kulturës në përgjithësi.

Ky aktivitet kulturor realizohet për çdo vit në Mynih, dhe në kuadër të tij, shfaqen filma të ndryshëm të realizuar nga regjisorët shqiptarë.