Foto: RTV 21

Gratë bullgare arrestohen për vjedhje në Prishtinë

Dy shtetase Bullgare janë arrestuar në rrugën “Luan Haradinaj”të Prishtinës.

Të njëjtat sipas raportit të policisë kishin vjedhur një çantë dore me 100 euro para kesh nga viktima. Dy të dyshuarat me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve ku shtetase Bullgare arrestohen për vjedhje në Kosovë. Dy shtetase të tjera ishin arrestuar një natë më parë në Gjakovë nënë dyshimin se kishin vjedhur 300 euro nga një grua tjetër.