Pika Kufitare Vërmicë
Pasi kalojnë kufirin Shqipëri-Kosovë, hajnat ua vjedhin paratë dhe telefonat
26.2.2020 - 11:20
Katër persona të cilët janë shtetas të huaj kanë qenë pre e hajnave, posa e kaluan kufirin Shqipëri-Kosovë.
Sipas Policisë, pesë persona të dyshuar i kanë grabitur atyre para dhe dy telefona si dhe i kanë sulmuar fizikisht.
Policia thotë se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe se rasti është nën hetime.
Rasti ka ndodhur në ora 09:00 dje dhe është raportuar në stacionin policor në Prizren.