Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hetojë Rusinë për krime të dyshuara të luftës

Gjykata Ndërkombëtare Penale do të nisë hetimet nën dyshimet për krime lufte të kryera nga Rusia në Ukrainë.

“Ka bazë të besueshme për të besuar se në Ukrainë janë kryer krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit”, ka thënë Karim AA Khan, prokuror në këtë Gjykatë.

“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që është kryer nga ndonjë palë e konfliktit në çfarëdo pjese të Ukrainës”, tha ai.

Përgatiti: Arta Sopi