Ish-Presidenti i ShBA-së, Donald Trump FOTO-REL

Gjykata e Lartë e SHBA-së do të shqyrtojë nëse ish presidentit Trump duhet t’i ndalohet kandidimi për president

Gjykata e Lartë e SHBA-së do ta trajtojë një sfidë të re ligjore të enjten: nëse do t’ia ndalojë ish presidentit Donald Trump kandidimin për president.

Në qendër të çështjes është përpjekja e Kolorados për ta larguar Trumpin nga fletëvotimi, duke e përmendur përfshirjen e tij të supozuar në trazirat e Kapitolit me 6 janar të vitit 2021.

Ky vendim do të ketë pasoja përtej Kolorados, duke ndikuar në përpjekje të ngjashme në shtete të tjera. Trump, pretendenti kryesor për nominimin republikan, përballet me skualifikim të mundshëm, përveç nëse gjykatësit vendosin në favor të tij.

Ky rast, që ta kujton rinumërimin kryesor të votave të vitit 2000 në Florida, është përshpejtuar për shkak të zgjedhjeve paraprake të ardhshme. Ndërkohë që emri i Trump mbetet në fletën e votimit të Kolorados në pritje të vendimit të gjykatës, Maine gjithashtu e ka vonuar vendimin e tij për përjashtimin e tij.

Beteja ligjore sillet rreth një amendamenti të përdorur rrallë të epokës së Luftës Civile që i ndalon kryengritësit nga zyra federale, një dispozitë që nuk zbatohej asnjëherë më parë për një kandidat presidencial.

Avokatët e Trump argumentojnë kundër heqjes së disenfranchisement (e drejta e votës) duke e pohuar potencialin e vendimit për të penguar miliona votues në mbarë vendin. Zyrtarët ligjorë shtetërorë dhe gjykatat në të gjithë vendin po vëzhgojnë nga afër, me përpjekje paralele në Minesota, Michigan dhe çështje në pritje në Oregon.

Rezultati varet nga interpretimi i Gjykatës së Lartë të klauzolës së kryengritjes së Amendamentit të 14-të, me ekipin ligjor të Trump që paraqet argumente të shumta për mbajtjen e tij në fletëvotim.

Ky rast vjen në mes të besimit në rënie të publikut në Gjykatën e Lartë dhe pritet të jetë e diskutueshme, pavarësisht nga vendimi.

Trump, në mes të betejave të shumta ligjore, përballet me sfida në rritje, duke përfshirë një vendim të fundit për shpifje dhe ndjekje penale të afërt mbi akuzat e lidhura me zgjedhjet.

Ndërkohë që Gjykata e Lartë, e dominuar nga një shumicë konservatore, e drejton këtë çështje të ngarkuar politikisht, vendimi i saj mund të ketë pasoja të gjera për Trumpin dhe kandidatët e ardhshëm presidencialë./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala